AKTUALITET /

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e protestave, çfarë nuk u pa nga mitingjet madhështore këtë javë në Tiranë

Marrja zvarrë e qytetarit në Zvërnec nga dy roje të sigurisë me muskuj, kapele të zeza dhe bluza të zinj, bënë që në rrugët  e kryeqytetit, prej 5 ditësh të vërshojnë “flamingot”, simboli i rezistencës ndaj arrogancës së pushtetit

Shkruar nga Versus

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e

Askush nuk do ta besonte se e shtuna e 29 majit do të ndryshonte për herë të parë që nga protesta për armët kimike në 2013, rrjedhën e aktualitetit në Shqipëri.

Jetojmë në një vend ku reagimet qytetare mungojnë megjithëse jo arsyet për të reaguar, ku të vetmit që protestojnë në rrugë janë militantë të partive politike të thirrur për të mbështetur kauzat e partisë ku aderojnë.

Por sikundër në botë, fuqia e internetit, ja doli të zhbëjë propagandën dhe mjaftuan disa video dhe foto që të zgjonin “ndërgjegjen qytetare”.

Marrja zvarrë e qytetarit në Zvërnec nga dy roje të sigurisë me muskuj, kapele të zeza dhe bluza të zinj, bënë që në rrugët  e kryeqytetit, prej 5 ditësh të vërshojnë “flamingot”, simboli i rezistencës ndaj arrogancës së pushtetit.

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e

Një pushtet që nuk përllogarit interesat kombëtare dhe është gati të zhdukë çdo asset e dhuratë që zoti e ka bekuar Shqipërinë, në emër të zhvillimit të turizmit.

“Flamingo” është dhe ky djalë i vogël që sheh i habitur policin trupmadh, “flamingo” është dhe ajo zonja me fëmijën e mitur në gji si kangur, madje dhe kjo nënë në pritje të ëmbël dhe ky djali me karrocë me aftësi të kufizuar.

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e   “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e   “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e   “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e   “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e   “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e  

“Flamingot” zgjuan vetëdijen për t’u bërë zot i vetes dhe i atdheut, për të kërkuar respektimin  e të drejtave kushtetuese, për të patur punë, rend e siguri, pensione më të mira, paga më të larta, për të patur shërbime shëndetësore e arsimore cilësore, për të jetuar në një vend dinjitoz, ku qeveria të respekton dhe të kthen cdo qindarkë të marrë me pa të drejtë.

Në rrjetet sociale, fuqia e teknologjisë ka përçuar zërin e protestuesve anembanë botës.

Me "flamingot" shqiptarë janë të gjithë, nga Amerika e largët ku CNN është kthyer në zërin e tyre, duke publikuar pamje nga protestat qytetare që çdo ditë rritin pjesëmarrjen.

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e 

Me “flamingot” janë dhe policët, që në ditën e tyre më të vështirë kur humbën një shok, qëndruan në heshtje duke ndjekur me sy protestën paqësore dhe duke u buzëqeshur të rinjve që shpërndanin lule në nderim të sakrificës së kolegut të tyre që ra në krye të detyrës.

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e

 

Me “flamingot” janë të gjithë, sepse të gjithë herët a vonë kthehen tek rrënjët. Ato nuk të tradhëtojnë kurrë!

“Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e “Revolucioni i Flamingove” që po ndryshon mentalitetin e

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

 

 

Poll