Një rast vërtet skandaloz është zbuluar pas kërkimeve dhe verifikimeve lidhur me Violand Braçellarin, të shumëkërkuarin e dënuar në vitin 2017 i cili vrau dje një efektiv policie të “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër.
Mësohet se Violand Braçellari i cili fshihej prej 9 vitesh në një stan në vendin ku edhe vrau policin, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.
Pikërisht në këto stalla që i kishte kthyer edhe në depo armësh, ai hapi zjarr me kallashnikov në errësirë duke lënë të vrarë policing Enea Mekolli dhe duke plagosur efektivin Edison Adri.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse 43 vjeçari i ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së moshuar, por ajo çfarë dihet deri tani është se Braçellari edhe pse prej vitesh në kërkim dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka përfituar rregullisht fonde publike.
Më parë edhe forcat RENEA ishin mobilizuar për ta kapur, por nuk kishin arritur. Për tragjedinë e ndodhur dje, ka nisur edhe një hetim për drejtorinë e policisë Korçë lidhur me mënyrën sesi u organizua operacioni për kapjen e Braçellarit. Versus.al


