AKTUALITET /

Kërkoi heqjen e pezullimit të afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn

Shkruar nga Versus

Kërkoi heqjen e pezullimit të afateve të paraburgimit, Gjykata e

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt i cili kishte kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimit. Me këtë vendim mbetet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO i dhënë më 29 prill. 

Shkak për pezullimin e afateve të paraburgimit u bë mnosparaqitja e Veliajt në seancë gjyqësore për disa herë me radhë.

Kryebashkiaku e ka cilësuar të padrejtë vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit , duke argumentuar se ai ka qenë i përfaqësuar rregullisht në gjyq nga avokati i tij. Por ditën e sotme ky i fundit mungoi në seancën në themel dhe u gjobit me 50 mijë lekë. Versus.al

Poll