
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vijuar me reagimet e tij kundrejt memeve të përgatitua nga ana e protestuesve. Ndërsa këtë herë ka shpërndarë një video të gjeneruar me IA ku veprimet e tij përgjatë takimit të djeshëm në Elbasan, i janë bashkangjitur një trupi tjetër.
Megjithatë, Rama duket se e ka pëlqyer këtë krijim të Inteligjencës Artificiale dhe e ka ripostuar në profilin e tij zyrtar në Instagram duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur dhe me fjalët “kush e ka bo hallall”.
Ndërsa nga ana tjetër komentuesit nuk kanë lënë pa komentuar këtë veprim të Ramës duke e konsideruar tejet të çuditshëm. Versus.al

