Ditën e djeshme në Elbasan ishte i pranishëm Edi Rama gjatë takimit për festimet e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij u dëgjuan shpesh duartrokitje nga salla që herë pas here edhe brohoriste emrin e tij.
Por mesa duket, ka patur një lloj parapërgatitje për këtë gjë nga zyrtarët e PS. Vetë kryebashkiaku i Librazhdit, nëpërmjet një mesazhi në grupin e whatsapp, u bën thirrje vartësve të tij që të marrin sa më shumë persona me vete dhe të lënë dikë tek dera për të identifikuar se kush mungonte.

Një tjetër porosi e qartë është që në secili grup nga zonat administrative të ketë persona entuziastë që të duartrokasin sa herë që flet Rama. Versus.al

