AKTUALITET /

“Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia e çobanit që dekonspiroi ish-ushtarakun që vrau policin

Pas denoncimit të çobanit, forcat "Shqiponja" shkruan të arrestonin Braçellarin, por ky i fundit i priti me të shtëna në breshëri.

Shkruar nga Versus
“Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli dhe autori Violand Braçellari

Dëshmia e çobanit Aleksandër Kola, ka zbardhur detaje të reja lidhur me Violand Braçellarin, vrasësin e efektivit të policisë Enea Mekolli gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq.

Kola ka treguar se një person i njohur në Durrës, kushëri me Braçellarin i kishte sugjeruar të shkonte të punonte me këtë të fundit në Maliq pasi mund të paguhej më shumë. Në vazhdim, Kola shkoi në një fshat të Maliqit ku pa se duhej të kujdesej për stallën e lopëve të Violand Braçellarit.

Rroga e tij shkonte deri në 120 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe në momentin kur i kishte kërkuar leje për 2 ditë me justifikimin se kishte nënën sëmurë në Durrës, Braçellari kishte nisur ta shante dhe ta kërcënonte me armë zjarri. Fatmirësisht e ëma e tij kishte ndërhyrë disa herë për të shuar sherrin.

Por pas sherrit, Kolës i kishin lindur dyshimet edhe për faktin se Braçellari ishte tejet i fshehtë dhe sa herë që telefonohej ia mbathte me vrap për të iku në mal. Duke mohuar se ishte në dijeni të faktit se ish-ushtaraku kërkohej nga RENEA, çobani tha se arsyeja e vetme pse e kishte denoncuar ishte për mosdhënien e rrogës dhe për dhunën e ushtruar ndaj tij. Versus.al

Poll