AKTUALITET /

Goditet tjetër ambient i mashtrimeve me call center, 4 menaxherë në pranga! E pësojnë dhe 49 punonjësit

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 107 pajisje kompjuterike me anë të të cilave kryhej mashtrimi.

Shkruar nga Versus
Goditet tjetër ambient i mashtrimeve me call center, 4 menaxherë
Pamje nga operacioni i policisë

Një tjetër veprimtari e paligjshme e mashtrimit me call center është goditur së fundmi në Tiranë. Policia ka arrestuar në flagrancë 4 administratorët të cilët drejtonin 49 punonjës të cilët u proceduan penalisht.

Gjatë kontrolleve në katin e dytë të objektit në bulevardin “Gjergj Fishta”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Prej javësh policia po vijon me goditjet ndaj veprimtarisë së paligjshme të mashtrimit të shtetasve të huaj. Versus.al

Poll