
Gjirokastër- Policia ka arrestuar Ermal Kokon, pronarin e pishinave “Glow” ku ditën e djeshme humbi jetën një i mitur 15 vjeçar.
Ndaj Kokos rëndon akuza e shkeljes së sigurisë në punë për shkak se në pishinat ku pushonin disa persona, nuk kishte roje sigurie.
I arrestuari rezulton të jetë bashkëshorti i zëvendës kryetares së bashkisë së Gjirokastrës, Artiste Koko. Versus.al

