AKTUALITET /

Mashtrimet me call center si burim ‘i pashtershëm’ i parave, vëllezërit Peti i investojnë në jug të vendit

Shkruar nga Versus

Mashtrimet me call center si burim ‘i pashtershëm’ i parave,

Policia e Tiranës goditi sot një tjetër aktivitet të paligjshëm të mashtrimit me call center duke arrestuar 4 administratorë dhe duke proceduar penalisht 49 punonjësit të cilët paguheshin me rrogë mujore. Ende nuk dihen “kokat” e zyrave që u goditën së fundmi.

Por pavarësisht goditjeve ndaj kësaj veprimtarie kriminale, paratë e fituara nëpërmjet mashtrimit të shtetasve të huaj, po lulëzojnë në investimet për blerjen e pronave të paluajtshme në jug të vendit.

I tillë është edhe rasti i dy vëllezërve Ermal e Florian Peti. Dyshja e “Saukut të Vjetër” vijon me investimet në jug, ndërkohë që policia merret me goditjen e bazave të call center, fushë në të cilën Petit kanë shumë ndikim.

Pasi morën edhe leje ndërtimi për një fshat turistik në Sauk, dy vëllezërit u bënë të paprekshëm falë mënyrës së organizimit të tyre pasi fitimet marramendëse nga mashtrimet në call center, investoheshin në fushën e ndërtimit.

Ashtu siç e kemi raportuar më herët, për të arritur nivelin e jetës luksoze që bën sot, Ermal Peti pati rreziqe të larta në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku tentoi të hapte një linjë të qëndrueshme për dërgimin e drogës nga Kolumbia drejt Evropës. Por 4 tentativat e tij dështuan duke e lënë në borxhe të shumta dhe prag falimenti.

Megjithatë, një dërgesë e fundit ndryshoi fatin e tij dhe i siguroi mjetet monetare për të nisur një biznes fillimisht në fushën e lojërave të fatit që kaloi më pas në mashtrimet me call center duke i siguruar Petit të ardhura të majme të cilat i investoi në fusha të ndryshme, ndër to edhe në argëtim duke blerë ‘’Ava Club’’. Sipas burimeve, Peti i cili deri dje ishte një emër i panjohur, rezulton të jetë pronar i plotë i katit të parë të Rainboë Center që njihet si ndërtesa më elitare në zonën e Bllokut. Versus.al

Poll