AKTUALITET /

“Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë”/ Stresi nxehet keq me Taulant Ballën: Sali Lusha “tqr” ty me respektin më të madh!

Përmes një postimi në Instastory, ku ka shpërndarë një video nga fjalimi i Ballës, reperi ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me përmendjen e emrit të Sali Lushajt

Shkruar nga Versus

“Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lusha, i njohur me emrin artistik Stresi, i cili tashmë i është futur politikës, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi pjesëmarrjen e Sali Lushajt në një protestë.

Përmes një postimi në Instastory, ku ka shpërndarë një video nga fjalimi i Ballës, reperi ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me përmendjen e emrit të Sali Lushajt.

"Sali Lushaj, me respektin më të madh, meqë nuk rri dot pa e përmend", ka shkruar Stresi në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me videon e deklaratës së Ballës.

Reagimi i artistit vjen pas diskutimeve të krijuara nga deklaratat e bëra në Kuvend, të cilat kanë ngjallur komente dhe reagime edhe në rrjetet sociale.Versus.al

 

Poll