AKTUALITET /

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2026

Sipas të dhënave zyrtare, 367 maturantë nuk kanë arritur të kalojnë provimin, duke e çuar nivelin e kalueshmërisë në 98.53%.

Shkruar nga Versus

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2026, të cilit iu nënshtruan 25,015 maturantë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare, 367 maturantë nuk kanë arritur të kalojnë provimin, duke e çuar nivelin e kalueshmërisë në 98.53%.

Në anën tjetër, 135 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.00, duke u renditur mes ekselentëve të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë, vihet re një rënie e numrit të nxënësve me notë të plotë, pasi në vitin 2025 ishin 216 maturantë me 10.

Nota mesatare e provimit këtë vit është 7.6. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar në intervalin 7.0–9.9, ku dominon grupi 9.0–9.99 me 6,816 nxënës.

Provimi i radhës për maturantët është ai i matematikës, i cili do të zhvillohet më 16 qershor, ndërsa më 23 qershor është planifikuar provimi me zgjedhje. Versus.al

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për

Poll