Kreu i PD, Sali Berisha u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u prit me brohoritje nga deputetët demokratë. Me të mbërritur në sallë ai shkoi në foltore, ndërsa deputeti Xhaferri tha se kishte një “lajm të fundit”.
“Unë erdha, u krye!”- tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve socialistë duke nënkuptuar se SHBA-të i kanë hequr non-gratën ashtu siç u bë me dije më herët nga deputeti Tritan Shehu.
Lajmi i Berishës u prit me duartrokitje nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërsa vetë Berisha më herët nuk bëri asnjë koment për gazetarët teksa hyri në Kuvend. Versus.al

