POLITIKË /

VIDEO/ "Maskara, kë kërcënon ti", tension në Kuvend, Shehaj përplaset me ministrin Malaj, përjashtohet nga seanca

Shehaj tha se ministri Malaj në vend që të vijë të japë llogari për pyetjet që i janë drejtuar vjen me listën e kompanive të tij publike që ai tha i ka të deklaruar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Maskara, kë kërcënon ti",  tension në

Kryetari i Partisë “Mundësia”, deputeti Agron Shehaj dhe ministri i Financave u përfshinë në një debat gjatë seancës së pasdites, gjatë interpelancës së kërkuar nga Shehaj për faljen e gjobës për Bankers Petroleum.

Ministri i Financave doli në Kuvend duke pyetur Shehajn se çfarë lidhje ka kompania IDS me atë, gruan e tij dhe vëllain e tij.

Malaj nxorri një faqe A4 me një listë për të cilën tha se aty ishin 17 kompanitë e Agron Shehajt, shumica e atyre jashtë Shqipërie.

"Hajde trego këtu si nxjerr paratë që fiton në Shqipëri, jashtë Shqipërie" - tha Malaj, "je marrë ti me ne, do merrem dhe unë me ty".

Pas kësaj reagoi Shehaj duke thënë se, ministri Malaj në vend që të vijë të japë llogari për pyetjet që i janë drejtuar vjen me listën e kompanive të tij publike që ai tha i ka të deklaruar.

"E di gjithë Shqipëria që IDS është kompania ime. Kanë ardhur qindra miliona euro nga ajo kompani, janë paguar rroga, taksa. Unë nuk jam si ju.

Kompanitë e mia janë publike, i ke te deklarata ime e pasurisë. Po na bën sikur ke zbuluar diçka.

Pa më thuaj pak, vetë në shtëpi hyre dhe e bëre atë fletën me kompanitë e mia, apo vure stafin tënd të ministrisë të merret me kompanitë e mia? Si guxon ti të më kërcënosh mua mor maskara? Po nëse ma bën këtë mua në mes të Kuvendit, çfarë i bën qytetarëve të thjeshtë ti more masakara?" - shpertheu Shehaj.

Pas kësaj, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu i ka hequr të drejtën e fjalës dhe pas vazhdimit të fjalëve të deputetit në drejtim të ministrit Malaj, Spahiu kërkoi përjashtimin e Shehajt nga seanca.

Pjesë nga debati

Agron Shehaj: E di gjithë Shqipëria që IDS është kompania ime. Kanë ardhur qindra miliona euro nga ajo kompani, janë paguar rroga, taksa. Unë nuk jam si ju.

Kompanitë e mia janë publike, i ke te deklarata ime e pasurisë. Po na bën sikur ke zbuluar diçka.

Pa më thuaj pak, vetë në shtëpi hyre dhe e bëre atë fletën me kompanitë e mia, apo vure stafin tënd të ministrisë të merret me kompanitë e mia? Si guxon ti të më kërcënosh mua mor maskara? Po nëse ma bën këtë mua në mes të Kuvendit, çfarë i bën qytetarëve të thjeshtë ti more masakara?

Qepja gojën atij të flasë (i drejtohet n/kryetares së kuvendit). E bëre gafën e madhe me listën e familjes time, si në kohën e komunizmit.

Je një maskara. Palaço, hajdut”.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll