
Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së sotme të qytetarëve përpara godinës së qeverisë. Pas përfundimit të organizimit për 35 vjetorin e krijimit të PS, socialistët po kalonin pranë protestuesve kur këta të fundit po thërrisnin në kor “poshtë patronazhistët”.
Pavarësisht thirrjeve të njërit prej folësve për të mos rënë pre e provokimeve, dhjetëra persona vrapuan drejt disa të tjerëve të cilët mendohet të kenë qenë anëtarë të PS. Versus.al


