POLITIKË /

‘’Pronari’’ i tokave, Artur Shehu u shpall në kërkim nga SPAK, Rama: Projekti në Zvërnec, nuk ndalet

Shkruar nga Versus

‘’Pronari’’ i tokave, Artur Shehu u shpall në

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh në emisionin ‘’Shqipëria Live’’ se toka në Zvërnec është e pronarëve që kanë blerë titujt e pronësisë dhe rezultojnë zotërues në Kadastër.

I pyetur për shpalljen në kërkim të Artur Shehut nga SPAK si një prej drejtuesve të grupit kriminal të përfshirë në pastrim parash, Rama theksoi se projekti në Zvërnec nuk do të ndalet dhe se në rast se ka patur falsifikime të titujve të pronësisë, lekët e shitjes së tokës do t’u kalojnë pronarëve të vërtetë të cilët do t’i hapin rrugë projektit.

“Toka nuk është më e askujt përveç se atyre që e kanë blerë pasur në titujt legjitimë të pronësisë siç janë në kadastër, hetimet për persona që janë edhe shitës janë hetimet që janë në rrugë paralele dhe SPAK bën punën e vet. Prona është e pronarëve që e kanë blerë.

Doli qartë në momentin kur transaksioni kaloi në një kontro të ngrirë të cilën subjekti në hetim nuk e aksesonin dot pa mbaruar hetimet, kjo është një gjë e mirë për ata që pretendojnë se prona është e tyre. Nëse do e provojnë këtë, lekët do i marrin ata dhe jo personi që ka bërë shitjen”, tha Rama. Versus.al

Poll