
Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet të organizuar në Sheshin “Italia” në Tiranë.
Me këtë rast, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi në rrjetet sociale, ku ka përshëndetur të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e forcës politike që drejton.
“Urime çdo anëtari të familjes sonë të madhe politike”, shkruan Rama në mesazhin e tij, teksa vlerëson rrugëtimin 35-vjeçar të Partisë Socialiste.
Kreu i PS thekson se objektivi kryesor i kësaj force politike mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar integrimin evropian si misionin historik të Partisë Socialiste.Versus.al

