Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Posaçme (SPAK) zhvilloi sot një megaoperacion kundër një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave që operonte në Tiranë ku kishte investuar në pasuri të ndryshme. *Gjatë këtij operacioni mësohet se është arrestuar Orest Sota, ndërsa janë shpallur në kërkim: Artur Shehu-shqiptaro-amerikani që pretendon se zotëron qindra hektarë tokë në Zvërnec dhe dëshiron ta shesë, Orgest Birçaj pronari i ‘’Top Seven’’ si dhe biznesmeni i fushës së ndërtimit, Ilir Shtufi. *Ndërsa për biznesmenin Edmond Jaupaj është firmosur masa e arrestit në shtëpi. *Në total janë lëshuar 20 masa sigurie. Krerët e grupit strehoheshin në Dubai nga ku jepnin edhe porositë për investime në biznese të ndryshme, kryesisht në fushën e ndërtimit.
Megaoperacioni i SPAK, ekzekutohet masa e sigurisë për biznesmenin Edmond Jaupi, “arrest në shtëpi” për CEO-n e kompanisë “Daikin"

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një megaoperacion kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.
Në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” edhe për biznesmenin Edmond Jaupi, CEO i kompanisë "Daikin", i cili rezulton mes personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie nga gjykata.
https://opencorporates.al/sq/nipt/l22218013g
Sipas burimeve nga hetimi, Jaupaj dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e rolit të secilit prej të dyshuarve në këtë rrjet.
Në total, SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, nga të cilat 15 janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”, ndaj personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera zyrtare mbi rezultatet e aksionit.
Dyshohet se Artur Shehu u shiti prona në Zvërnec, sekuestrohen 138 mln euro nga llogaritë e “Albanian Land Development” dhe disa vila në Palase

SPAK ka sekuestruar 138 mln euro nga llogaritë e “Albanian Land Development”, kompania e Redi Strugës.
Mësohet se Artur Shehu i ka shitur kompanisë “Albania Land Development” prona në Zvërnec.
Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar pasuritë edhe të nipave të Mirit të Gjikes, Erion dhe Adrian Ramaj. Bëhet fjalë për vila në Green Cost.
PARATË E SEKUESTRUARA NË 3 LLOGARI
Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.Versus.al
Pastronin paratë e grupit kriminal të Dubait, bllokohen disa aktivitete të biznesmenëve të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim nga SPAK

SPAK dhe policia e Shtetit zhvilluan ditën e sotme një operacion të zgjeruar kundër grupit kriminal që operonte në Tiranë.
Nga rezultatet e operacionit, dyshohet se kanë rënë në prangat e policisë, biznesmeni Orest Sota, ndërsa është ekzekutuar masa e arrestit në burg për Artur Koçekun.
Gjithashtu, SPAK ka shpallur në kërkim biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi si dhe Orges Birçaj.
Por kush janë fushat e aktivitetit të biznesmenëve që akuzohen nga SPAK se pastronin në ndërtim paratë e grupit kriminal, kokat e të cilit jetojnë në Dubai.
Artur Koçeku
SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Dyshohet se ky grup drejtohet nga vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për një shkak banal.

Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.
Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë.
Orges Birçaj
Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orges Birçaj.
Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota u arrestua nga SPAK, në 2017 me 863 mijë euro në automjet. Njihet si mik dhe ish-ortak me Ergys Agasin

Ilir Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.
EMRAT/ Operacioni i SPAK kundër grupit kriminal në Tiranë, kush janë biznesmenët që akuzohen se janë përfshirë në skemën e pastrimit të parave

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar sot një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafik droge dhe pastrim parash, kryesisht me bazë në Tiranë.
Gjatë operacionit është arrestuar biznesmeni Orest Sota, ndërsa ndaj Artur Koçekut është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu, SPAK ka shpallur në kërkim biznesmenin Ilir Shtufi dhe Artur Shehun, shtetas shqiptaro-amerikan, i cili po hetohet edhe për veprën penale të tjetërsimit të pronave.
Për biznesmenin Edmond Jaupaj, autoritetet kanë vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesit e këtij grupi kriminal ndodhen jashtë vendit, konkretisht në Dubai, ndërsa struktura e organizatës vepronte në disa nivele.
Në total, SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal, të cilët akuzohen për përfshirje në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Hetuesit dyshojnë se të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar kryesisht në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.Versus.al
EMRAT/ Aksioni i SPAK dhe policisë në Tiranë kundër grupit kriminal që trafikonte drogë, arrestohet Orest Sota dhe Artur Koçeku, në kërkim Artur Shehu dhe Ilir Shtufi

Zbardhen detaje nga operacioni i gjerë që ka nisur ditën e sotme në Tiranë nga SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit.
Në fokus është aktiviteti i një grupi kriminal që trafikon lëndë narkotike në Tiranë.
Sipas të dhënave të SPAK, mësohet se është arrestuar biznesmeni Orest Sota dhe Artur Koçeku si dhe janë lëshuar 20 masa sigurie.
Mësohet se në kërkim janë Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, ndërsa janë lëshuar masa sigurie për biznesmenët Edmond Jaupaj dhe Orges Birçaj.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.Versus.al

