Live Updates /

Protesta para Kryeministrisë, qytetari gris dokumentin “Besa”: Nuk ia japim besën atij që shet Shqipërinë

Protesta antiqeveritare në Tiranë ka vijuar edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 56-të të tubimeve para Kryeministrisë. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë. Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve ka grisur publikisht dokumentin e quajtur “Besa”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si një nismë për të kërkuar besimin e qytetarëve. Protestuesi e ka kundërshtuar ashpër këtë dokument, duke deklaruar se nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve dhe duke kritikuar politikat e qeverisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
43 MINUTA ME PARE

Dita e 36-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e dy të arrestuarve

Protesta para Kryeministrisë, qytetari gris dokumentin “Besa”:

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe në ditën e saj të 56-të, me qindra qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Pas përfundimit të fjalimeve, organizatorët ndryshuan itinerarin e marshimit, duke u drejtuar këtë herë drejt Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku sipas tyre mbahen në paraburgim dy protestues të arrestuar gjatë tubimit të së enjtes para Kuvendit.

“Na mbajnë të arrestuar te Komisariati nr. 3 dy protestuesit tanë. Sot marshimin do ta bëjmë për nder të tyre. Do të kërkojmë jo vetëm ‘Lironi çunat’, por edhe ‘Lironi gocat’”, u shpreh një nga aktivistët.

Qindra protestues iu bashkuan marshimit drejt komisariatit, duke brohoritur slogane si “Revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe plotësimin e kërkesave të tyre politike./Versus.al

52 MINUTA ME PARE

Protesta para Kryeministrisë, qytetari gris dokumentin “Besa”: Nuk ia japim besën atij që shet Shqipërinë

Protesta para Kryeministrisë, qytetari gris dokumentin “Besa”:

2 ORE ME PARE

Kuvendi zhvillon seancën e fundit të hënën, protestuesit lajmërojnë sërish protestë më 27 korrik

Protesta para Kryeministrisë, qytetari gris dokumentin “Besa”:
Në ditën e 56-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga aktivistët deklaroi se ditën e hënë do të jetë seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislacion ndaj dhe protesta do të zhvendoset paraditen e së hënës para Kuvendit.
“Edhe sikur nesër të mbledhin Kuvendin, ne do të jemi sërish në protestë. Ata e kishin planifikuar në datën 30 por ngaqe e dinin se do të ishim aty, e afruan në datën 27. Por ne dhe sikur nesër në mëngjes të mblidhen, do të jemi aty”, tha aktivisti./Versus.al

Poll