Ditën e djeshme, kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u nxorr nga Kuvendi në mënyrë të dhunshme nga ana e gardistëve, pavarësisht se deputeti pretendonte se përjashtimi i tij kishte përfunduar.
Lidhur me këtë ngjarje, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pati një qëndrim edhe më të ashpër nga pamjet që u transmetuan. Ai tha se efektivët e Gardës po zbatonin detyrat dhe shtoi se nëse do kishte qenë në vend të tyre, do ta kishte goditur me shpullë.
“Pyetja konkrete është: Si zgjidhet kjo përplasje? Ai thotë: “Unë jam deputet, hape rrugën aty, legen”. Shpullë turinjve do t’ia fusja po të ma bënte mua atë. Do t’i thosha: “Ec, legen, përjashta”. Ai gardisti atë punë ka atje, të ndalojë atë që nuk lejohet të hyjë.
Atij i kanë vendosur një pengesë dhe ai do që ta çajë, por në fund do ta pësosh. E gjithë historia është kjo: nëse do të bësh dhunë, do të marrësh dhunë mbrapsht. Pra, nëse do që të hysh me forcë në Parlament, kur e ke të ndaluar, do të nxirresh, siç ka thënë Jozefina, “prej zhelesh”. Këta gardistët duhet të respektojnë porosinë e Jozefinës: “Prej zhelesh jasht”- tha Manjani gjatë një emisioni në Euronews. Versus.al

