
Policia ka liruar 21 nga 23 personat që u shoqëruan nga policia pas protestës që u zhvillua ditën e djeshme para Kuvendit.
Gjatë protestës së djeshme pati përplasje të ashpra mes efektivëve të policisë dhe protestuesve të cilët hodhën “breshëri” me vezë kundrejt makinave të deputetëve.
Ndërsa policia u përgjigj me ujë me piper e gaz lotsjellës duke lënë të lënduar disa protestues. Protesta zgjati për mbi 8 orë deri në përfundimin e seancës plenare. Versus.al

