AKTUALITET /

Tronditet Fieri, i riu vr*t ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën dhe merr peng ish-gruan (EMRAT)

Policia është në ndjekje të gjurmëve të autorit.

Shkruar nga Versus

Tronditet Fieri, i riu vr*t ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën dhe merr peng

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht ku një 35 vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, Refit Buzi ka marrë me forcë ish-gruan e tij dhe është larguar me automjet.

Viktimë ka mbetur Kosta Plaka, ndërsa gruaja e tij Belere Plaka po merr ndihmën mjekësore në spital.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të gjetur dhe arrestuar autorin. Versus.al

Poll