Live Updates /

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën e ish-të fejuarës: Pa mua s’ka jetë! Të afërmit: Krim i paramenduar

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit ku 35 vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu babain e ish-të fejuarës së tij Rozalinda Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj. *Pas krimit të rëndë, autori mori peng ish-të fejuarën 24 vjeçare dhe u larguan në drejtim të paditur me automjetin e tij. *Të afërmit që folën për mediat, zbuluan se i riu ishte arrestuar edhe më herët pasi vazhdimisht kërcënonte familjarët e ish-të fejuarës duke u thënë se do t’i vriste nëse Rozalinda nuk ribashkohej me të.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit ku 35 vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu babain e ish-të fejuarës së tij Rozalinda Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj. *Pas krimit të rëndë, autori mori peng ish-të fejuarën 24 vjeçare dhe u larguan në drejtim të paditur me automjetin e tij. *Të afërmit që folën për mediat, zbuluan se i riu ishte arrestuar edhe më herët pasi vazhdimisht kërcënonte familjarët e ish-të fejuarës duke u thënë se do t’i vriste nëse Rozalinda nuk ribashkohej me të.

5 Postime
1 ORE ME PARE

Djali i tyre vrau ish-vjehrrin, prindërit e Buzit: I dërgonte para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën

Prindërit e Nertil Buzit, 35 vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën e tij, kanë akuzuar familjen e vajzës për konfliktin mes të rinjve.

Sipas prindërve të autorit, shkak për përplasjen ka qenë shuma e parave që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ishin të fejuar. Ata thonë se djali i tyre kishte kërkuar t’i kthenin paratë, por familja e vajzës nuk kishte pranuar.

Ndërkohë, ata shprehin keqardhje të thellë për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së ish-vjehrrit, ndërsa i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje. Versus.al

1 ORE ME PARE

RENEA rrethon të riun që vr*u e plagosi prindërit e ish-të fejuarës, autori liron 24 vjeçaren

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën

Forcat speciale RENEA kanë lokalizuar dhe kanë rrethuar Nertil Buzin, 35 vjeçarin i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë zjarri Kosta Plakën, babain e ish-të fejuarës së tij dhe plagosi me armë gjahu nënën e saj.

Ndërkohë që negociohej për dorëzimin e tij, autori ka lënë të lirë ish-të fejuarën Rozalinda Plakën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po dërgohet në spital.

Aktualisht vijojnë përpjekjet për dorëzimin e 35 vjeçarit i cili është i armatosur. Versus.al

2 ORE ME PARE

Vrau babain dhe plagosi nënën e ish-të fejuarës, del FOTO e autorit të krimit në Fier

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën

Ky është Nertil Buzi, 35 vjeçari nga Fieri i cili sot në mëngjes shkoi në banesën e familjes Plaka dhe vrau me çifte babain e ish-të fejuarës dhe plagosi rëndë nënën e saj.

Por nuk u ndal me kaq, para se të arratisej mori peng edhe Rozalindën, 24 vjeçaren me të cilën kishte qenë i fejuar për pak kohë dhe më pas u zhdukën në drejtim të paditur.

Dëshmitë e para të të afërmve të viktimës flasin për një ngjarje të paralajmëruar pasi 35 vjeçarin e kishin denoncuar disa herë në polici. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Pa mua s’ka jetë”, si e kërcënonte ish-të fejuarën autori që i vrau sot babain dhe i plagosi nënën

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec të Fierit ku Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, duket se ka qenë e paralajmëruar. Të paktën kështu shprehen të afërmit e viktimës.

Nipi i tij ka treguar se policia e arrestonte 35 vjeçarin, ndërsa më pas autoritetet e lironin sërish. Ndërsa vëllai i viktimës Kosta Plaka tha se autori kërcënonte vazhdimisht vajzën 24 vjeçare me të cilën kishte qenë i fejuar duke i kërkuar që të ribashkoheshin.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar”- u shpreh mes të tjerash vëllai i viktimës. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Tronditet Fieri, i riu vret ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën dhe merr peng ish-gruan (EMRAT)

Tragjedi në Fier/ 35 vjeçari vret babain dhe plagos nënën

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht ku një 35 vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, Nertil Buzi ka marrë me forcë ish-gruan e tij dhe është larguar me automjet.

Viktimë ka mbetur Kosta Plaka, ndërsa gruaja e tij Belere Plaka po merr ndihmën mjekësore në spital.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të gjetur dhe arrestuar autorin. Versus.al

Poll