Live Updates /

Pas stuhisë, Shqipëria në rrezik dhe nga zjarret, era rrezikon përhapjen e flakëve pranë banesave

Disa vatra zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në disa zona në vend. Në pyllin e Voskopojës raportohet vatër zjarri, në Lazarat u dogjën sipërfaqe me ullishte, po ashtu dhe në kodrat pranë fshatit Selishtë, në bashkinë Mallakastër. Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit, ndaj efektivët kanë vijuar ndërhyrjen në këmbë për të bërë të mundur izolimin e flakëve

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Disa vatra zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në disa zona në vend. Në pyllin e Voskopojës raportohet vatër zjarri, në Lazarat u dogjën sipërfaqe me ullishte, po ashtu dhe në kodrat pranë fshatit Selishtë, në bashkinë Mallakastër. Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit, ndaj efektivët kanë vijuar ndërhyrjen në këmbë për të bërë të mundur izolimin e flakëve

3 Postime
3 ORE ME PARE

Zjarr në pyllin e Voskopojës, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren të vështirë

Pas stuhisë, Shqipëria në rrezik dhe nga zjarret, era rrezikon

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në malin e fshatit Voskopojë, në Korçë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në zonën e quajtur “Antenat”, ndërsa ndërhyrja e ekipeve të emergjencës është vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur.

Drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), një automjet zjarrfikës dhe një mjet “pick-up” me efektivë për ndërhyrje. Në operacion janë angazhuar edhe forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit, ndaj efektivët kanë vijuar ndërhyrjen në këmbë për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se pas vlerësimit të situatës në terren do të koordinohen veprimet e mëtejshme për shuarjen e plotë të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij./Versus.al

4 ORE ME PARE

FOTO/ Zjarr në Cakran, flakët përpijnë sipërfaqen me ullishte dhe pemë

 

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran të Fierit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, pemë dhe shkurre, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Tre mjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës, ndërsa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe po hetojnë edhe mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme./Versus.al

4 ORE ME PARE

Zjarr në Lazarat, era e fortë favorizon flakët dhe rrezikon përhapjen e tyre në drejtim të banesave

Pas stuhisë, Shqipëria në rrezik dhe nga zjarret, era rrezikon

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure një zonë me shkurre dhe bimësi të thatë në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të afrohej drejt banesave të zonës.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës. Pas punës së ekipeve në terren, flakët janë izoluar dhe është shmangur përhapja e mëtejshme.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në linjat elektrike, si pasojë e bashkimit të telave të shkaktuar nga era.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës dhe verifikimet për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit./Versus.al

Poll