AKTUALITET /

Punëtorët egjiptianë humbën jetën në aksidentin tragjik tek rrethrrotullimi i TEG, zbulohet kompania shqiptare që i kishte punësuar

Viktimat, të moshës 30 dhe 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin të punësuar pranë kompanisë AlbaBeton, e cila operon në sektorin e ndërtimit.

Shkruar nga Versus

Punëtorët egjiptianë humbën jetën në aksidentin

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë pasi një kamion pompë betoni ra nga mbikalimi mbi autostradë.

Viktimat, të moshës 30 dhe 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin të punësuar pranë kompanisë AlbaBeton, e cila operon në sektorin e ndërtimit.

Fillimisht, policia e Shtetit hasi vështirësi në identifikimin e personave që ndodheshin në mjetin e tonazhit të rëndë. Më pas, autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë. Drejtuesi i betonieres humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave publike në databazën OpenCorporates, në strukturën aksionere të kompanisë AlbaBeton figurojnë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi. Ky i fundit mban gjithashtu detyrën e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Aksidenti ndodhi pasi kamioni pompë betoni u përplas me një automjet tip Audi, theu barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundoi mbi autostradë, ku goditi edhe automjete të tjera. Si pasojë e ngjarjes mbeti i plagosur edhe drejtuesi i "Audit", i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Poll