AKTUALITET /

U thith nga dritarja e thyer e avionit në Greqi, serbi: Më shpëtoi një shqiptar, bëri të pamundurën

Ljubisa Karoviç deklaroi se fakti që ai jetoi për të treguar historinë është thjesht një mrekulli.

Shkruar nga Versus
U thith nga dritarja e thyer e avionit në Greqi, serbi: Më
Ljubisa Karoviç

Pak javë më parë, një tragjedi u shmang gjatë një fluturimi që bëhej nga Greqia drejt Gjermanisë herët në mëngjes. Dritarja u thye gjatë fluturimit dhe thithi një shtetas serb i cili mezi arriti të shpëtonte.

Sot kur kanë kaluar 12 ditë nga momenti i frikshëm, sipërmarrësi serb Ljubisa Karoviç gjatë një interviste për median britanike “The Guardian” rrëfeu tmerrin e përjetuar.

"Nuk mbaj mend shumë dhe koka dhe qafa më dhembin ende, por jam ende gjallë. Mund të ketë qenë rripi i sigurimit, fakti që isha ende i lidhur. Por ndoshta është fati. Unë besoj në Zot dhe e falënderoj atë çdo ditë"- tha 62 vjeçari i cili përfundoi me kokën dhe krahun e djathtë jashtë avionit ndërsa lëviznin me shpejtësi mbi 600 km/orë.

Gruaja e tij tregoi detaje nga momenti i dritarja e avionit u thye dhe zbuloi se një shqiptar që ndodhej mes pasagjerëve bëri të pamundurën duke e tërhequr brenda bashkëshortin e saj serb dhe më pas e bllokoi dritaren fillimisht me një çantë që iu thith dhe më pas me një valixhe më të madhe.

“Edhe unë nxitova. Askush nga ekuipazhi i kabinës nuk ndihmoi. Ishin pasagjerët”, thotë ajo. “Një burrë, mendoj se ishte shqiptar, ishte i pabesueshëm. Ai bëri gjithçka që mundi për ta futur brenda dhe pastaj u përpoq ta bllokonte dritaren, së pari me një çantë që u thith menjëherë dhe pastaj me një valixhe, gjë që funksionoi. I jemi përjetësisht mirënjohës.”

Momenti i tmerrit mendohet të ketë zgjatur rreth dy minuta derisa avioni detyrua të bënte ulje emergjente sërish në Selanik. Versus.al

Poll