AKTUALITET /

Vështirësi nga moti i keq në Sarandë, stuhia fundos 2 mjete lundruese

Shkruar nga Versus

Vështirësi nga moti i keq në Sarandë, stuhia fundos 2 mjete

Policia detare në Sarandë ka ndërhyrë në tetë raste për t’u ardhur në ndihmë pronarëve të disa mjeteve lundruese pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe moti i keq në det.

Tre mjeteve u është dhënë ndihmë në Bunec dhe u transportuan më pas në portin në Limjon.  Dy mjete i ka përfshirë furtuna tek Kepi i Qefalit, ka shkuar skafi BP 11 dhe 1 prej tyre ka bërë rimorkimin në Portin e Limjonit.

Një prej mjeteve u ankorua në portin e Sarandës, ndërsa 2 skafe të ankoruara në portin e Limjonit u tërhoqën rreth 100 metra larg nga bregu dhe u fundosën si pasojë e stuhisë. Versus.al

Poll