Të dënuarit me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiut i është gjetur sërish telefon në burgun e Drenovës.
Kontrollet e ushtruara nga drejtoria e burgjeve në orën 06:00 të mëngjesit, gjetën celularin e llojit “Iphone” në qelinë e personazhit të rrezikshëm të krimit.
Telefoni është sekuestruar dhe i është dërguar menjëherë SPAK-ut për ekspertizë. Jo më larg se rreth 1 muaj më parë, Haxhiut i ishte gjetur tjetër telefon brenda qelisë.
Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj. Haxhiu, kundërshtar i ish kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha.
Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. Versus.al

