AKTUALITET /

Shkoi të riparonte dëmet pas stuhisë në Himarë, punonjësi i OSHEE bie nga shtylla dhe humb jetën

Teksa përpiqej të rilidhte kabullin e energjisë, punonjësit i është shkëputur rripi i sigurisë dhe ka rënë nga lartësia prej 9 metrash.

Shkruar nga Versus

Shkoi të riparonte dëmet pas stuhisë në Himarë,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e sotëm. Një punonjës i OSHEE-së humbi jetën teksa ndërhyri për të riparuar një defekt në rrjetin elektrik të zonës.

Tragjedia ndodhi rreth orës 03;00 kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Viktima është 55 vjeçari Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë.

55 vjeçari ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të ndërrojë jetë. Versus.al

Poll