
Ines Garcia Santos, e dashura e futbollistit spanjoll, Lamine Yamal reagoi pasi u përball me një valë reagimesh në rrjet për shkak të lidhjes që kishte patur prej 5 vitesh me ish-të dashurin e saj.
Fansat e akuzuan se ajo i kishte dhënë fund lidhjes vetëm për të nisur një romancë me yllin e Barcelonës, ndërsa në rrjet ka qarkulluar një foto e saj me ish-të dashurin ku ajo komentonte 3 javë më parë “të dua zemër”.
Përmes një postimi, Ines u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që publikimi i diçkaje kaq të thjeshtë do të merrte përmasa të tilla. Ndërsa tha se komentet me fyerje e prekin edhe atë, e reja shkruan se thejsht po jetonte jetën e saj.
"Kam kaluar orë të tëra duke lexuar komentet. Edhe pse përpiqem të jem e fortë, edhe unë jam vetëm njeri. Pas këtij profili fshihet një person me ndjenja, që qan, gabon dhe nuk pushon së qeni njeri vetëm sepse është në një lidhje. Ka një dallim të madh mes të kesh një mendim dhe të shpenzosh kohë për të poshtëruar, fyer apo për t'i uruar të keqen dikujt që as nuk e njeh. Nuk po i bëj keq askujt. Nuk i kam marrë askujt asgjë. Thjesht po jetoj jetën time. Ju lutem, mos harroni se fjalët mund të lëndojnë shumë më tepër sesa mendoni”- shkroi ajo mes të tjerash. Versus.al

