
Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore u përfshi nga debatet mes socialistëve e demokratëve si pasojë e mungesës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita. Demokratja, Albana Vokshi kërkoi shtyrjen e mbledhjes në një moment kur Hita të ishte i pranishëm duke theksuar rëndësinë e Reformës Zgjedhore.
Ndërsa Gjiknuri i cili tha se e mira do të ishte që Hita të ishte i pranishëm, tha se informacionet që kërkon komisioni mund t’i jepte edhe zëvendës drejtori. Më pas mes tij dhe Vokshit pati një debat mbi mënyrën e shprehjes në komision.
Pas debateve, u vendos shtyrja e mbledhjes së komisionit.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Unë propozoj që kjo mbledhje të mos zhvillohet me zëvëndësdrejtuesit. Mund ta dinim më përpara, sepse ka një komunikim më përpara. Nuk ka më të rëndësishme se Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Gjiknuri: E mira do të ishte të ishte prezent drejtuesi i policisë. Mos t’i ngatërrojmë rolet. Nuk kemi rol të bëjmë Komision Hetimor ne, nuk po verifikoj ngjarje unë këtu. Patjetër që për të gjitha eksperiencat tuaja negative ne do të flasim këtu, por këtu jemi të marrim një mendim çfarë nuk ka shkuar mirë. Këtë gjë mund ta bëjë edhe nëndrejtori. Duro, se unë po të jap një diapazon më të gjerë, nuk është jeta bardh e zi e dashur.
Vokshi: Mua e dashur mos më thuaj.
Gjiknuri: Mirë zonjë. Si të të them, e dashur armik.
Vokshi: Jam këtu anëtare e komisionit.
Gjiknuri: O Albanë të lutem, ti je bardh e zi në mendjen tënde, s’ta ndërtoj jetën, s’ta bëj dot me ngjyra.
Vokshi: Mos u merr me jetën time personale private. Je mësuar ta sfumosh rëndësinë e çështjes. Me mua herë tjetër mos e bëj
Gjiknuri: Me batuta që të të shtensionoj. Versus.al

