POLITIKË /

"Sjellje shembullore", përplasja me protestuesit, Lamallari: Policia nuk i dhunoi, janë pamje të montuara

Lamallari tha se intimidimi i deputetëve të parlamentit nga ana e protestuesve, nuk është shprehje e demokracisë.

Shkruar nga Versus
"Sjellje shembullore", përplasja me protestuesit, Lamallari:
Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari e ka konsideruar “shembullore” sjelljen e policisë me protestuesit para Kuvendit ku disa javë më parë pati përplasje të ashpra duke bërë që dhjetëra prej protestuesve të arrestoheshin për t’u liruar më pas.

Pavarësisht pamjeve në rrjetet sociale ku tregoheshin episodet e përplasjeve, Lamallari tha se policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe se bëhet fjalë për momente të shkëputura nga konteksti për të ngjallur reagime në rrjetet sociale.

“Sjellja shembullore e policisë së shtetit është e marrë në përgjithësi për gjithë kohën që janë zhvilluar protestat. Nuk ka patur përshkallëzsim të sjelljes apo dhunë policore në kushtet kur realisht do të ishin revoltuese jo vfetëm për pjesëmarrësit në protestë, por për çdokënd tjetër, kjo është fakt, e pakundërshtueshme. Pastaj nëse merremi me situate të caktuara ku demonstrohet vetëm një fragment i një episodi të caktuar duke e shkëputur nga konteksti ku luhet shumë mirë edhe me imazhet e montuara në rrjetet sociale dhe më pas provohet ajo çfarë u shit si kauzë e dhimbshme ishte një person që shkelte në mënyrë flagrante ligjin. Dëmtonte punonjësit e policisë, pasurinë e përbashkët, mjetet e policisë janë të paguara nga taksapaguesit shqiptarë. Të sulmosh deputetët shqiptarë pse po bëjnë detyrën, kjo nuk ka të bëjë me demokracinë”- tha ministri mes të tjerash. Versus.al

 

Poll