
Angazhimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës pritet të marrë rezultate konkrete. Javën e ardhshme, qeveria do të marrë një vendim zyrtar mbi pjesëmarrjen në misionin ndërkombëtar. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi tha se Shqipëria do të dërgojë oficerë të cilët do të jenë pjesë e forcave ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.
"Javën që vjen me shumë mundësi do marrë Këshilli i Ministrave vendimin lidhur me dërgimin e trupave në Gaza. Ne do dërgojmë oficera shtabi në shtabin e Forcave Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një mision për shqyrtimin e territorit, pas atij misioni do dërgojmë oficerët e shtabit, dhe do bëhet vlerësimi edhe angazhimin e trupave konkretë, dhe aty do specifikojmë sa trupa do dërgohen dhe ku do dërgohen specifikisht dhe cili do jetë misioni i tyre konkretë," deklaroi Nufi. Versus.al


