
Seanca plenare e së enjtes (23 korrik) parashikohe të jetë një seancë maratonë pasi në rendin e ditës është parashikuar të raportojnë të gjithë krerët e lartë të Drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, ditën e enjte, seanca nis në orën 10:00 ku në rend të ditës janë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së KLP, KLSH, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe Avokati i Popullit.
Gjithashtu, janë përfshirë në rendin e ditës dhe 3 interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Eenergjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Bujar Leskaj nga PD dhe Erald Kapri nga partia “Mundësia”.
në rendin e ditës është parashikuar dhe miratimi i aktit normativ që financoi me 4.3 mln euro nga fondi rezervë I buxhetit të shtetit, koncertin e reperit amerikan Kanye West./Versus.al

