AKTUALITET /

Bënë agjent të AMP njeriun e Gilmando Danit, 2 ish-drejtorët dënohen me shërbim prove

Shkruar nga Versus

Bënë agjent të AMP njeriun e Gilmando Danit, 2 ish-drejtorët

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për 2 ish—zyrtarët e lartë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi punësuan pa asnjë kriter Muçi Shaljanin, njeriun e personazhit të krimit Gilmando Dani, të dy të ekzekutuar në nëntor të vitit të kaluar.

Saliasi, ish-drejtor i komanduar i AMP dhe Sala ish-drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, u dënuan me nga 9 muaj burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ule me 1/3 duke u konvertuar në 6 muaj burg.

Gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove për secilin.  

Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muqi Shaljanit, i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Rinas. Në ngjarjen e rëndë ku autorët e paidentifikuar hapën zjarr luftarak ndaj mjetit luksoz ku ndodhej Shaljani, humbi jetën edhe Gilmando Dani që udhëtonte si pasagjer dhe mendohet të ketë qenë shënjestra. Versus.al

Poll