AKTUALITET /

Mos e konsumoni! Objekt i rrezikshëm brenda supës së ngrirë që u importua nga 'PRONATYRA TREG'

Shkruar nga Versus

Mos e konsumoni! Objekt i rrezikshëm brenda supës së ngrirë

Në Shqipëri është ngritur një tjetër alarm për sigurinë ushqimore. Bëhet fjalë për një produkt, supë të ngrirë që prodhohet në Itali dhe konsumohet gjerësisht edhe në Shqipëri e vende të tjera të Evropës.

Produkti “MINESTRONE 16 Verdure”, perime të ngrira me peshë 750 gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028, nuk është i sigurtë për t’u konsumuar.

Alarmi është dhënë pas injë konsumator ka gjetur praninë e një trupi të huaj dhe potencialisht të rrezikshëm brenda paketimit. Menjëherë pas këtij raportimi sistemi europian i alarmit të shpejtë për ushqimin, ka aktivizuar njoftimin me nivelin maksimal të rrezikut duke e konsideruar këtë produkt si kërcënim serioz për shëndetin.

Në Shqipëri ky produkt rezulton të jetë importuar më 14 maj të këtij vit inga subjekti ‘PRONATYRA TREG’ dhe e gjithë sasia e importuar është shpërndarë dhe shitur në 2 pika tregtimi në Tiranë.

Pas mbërritjes së alarmit, ka rezultuar se e gjithë sasia e importuar ishte shitur. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt me numër loti L03DK të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë menjëherë në pikën e blerjes. Versus.al

Poll