AKTUALITET /

Aksidenti tragjik i mori jetën 3 vjeçarit, shoferi 76 vjeçar përplasi nënën dhe djalin e saj

Shkruar nga Versus
Aksidenti tragjik i mori jetën 3 vjeçarit, shoferi 76 vjeçar
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Ersekë ku ndërroi jetë një fëmijë.

I mituri ishte i moshës 3 vjeçare dhe po kalonte rrugën në momentin kur një automjet që drejtohej nga shofei Sh.V e përplasi së bashku me nënën e tij.

Për pasojë 3 vjeçari nuk arriti të mbijetonte, ndërsa e ëma, Sh.M 44 vjeçe, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll