AKTUALITET /

U shpall në kërkim për pastrim parash, kapet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Shkruar nga Versus
U shpall në kërkim për pastrim parash, kapet në Greqi
Ilir Shtufi

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi. Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për pastrim parash pas goditjes së grupit të drogës që drejtohej nga 2 vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës. Biznesmeni njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Në media më herët kanë qarkulluar lajme se Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills, ndërsa më vonë ishte vetë djali ish-kryeministrit që e pranoi që jeton me qira në vilën e tij. Versus.al

Poll