
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për gjashtë të pandehurit e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Çështja ishte dërguar në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj Dorjan Spahos, Sara Xhepës (Doko), Roklejd Malkos, Fatos Veliut, Elbareta Nishicës dhe Vojsava Leçinit.
Sipas vendimit të GJKKO-së, të gjashtë të pandehurit u shpallën fajtorë dhe u dënuan fillimisht me nga 1 vit burgim secili. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 8 muaj burgim.
Për Dorjan Spahon, Sara Xhepën dhe Roklejd Malkon, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të kryer 120 orë punë në interes publik, brenda një afati 6-mujor, si dhe mbajtjen e kontakteve me Shërbimin e Provës.
Ndërkohë, për Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin, GJKKO vendosi pezullimin e dënimit dhe vënien në provë për një periudhë 16 muajsh, me kusht që të mos kryejnë vepra të tjera penale.
Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite për tre të fundit.
Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i tij.
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, me vendimin nr. 62, datë 28.07.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan F. Spaho, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dorjan F. Spaho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 3. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Dorjan F. Spaho, duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim. 4. Urdhërohet i pandehuri Dorjan F. Spaho, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 5. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve. 6. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë. 7. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al kanë vendbanimin. 8. Deklarimin fajtor të të pandehurës Sara F. Xhepa, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. 9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sara F. Xhepa, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 10. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurës Sara F. Xhepa duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim. 11. Urdhërohet e pandehura Sara F. Xhepa, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 12. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve. 13. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurës apo detyrimet e saj familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë. 14. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin. 15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Roklejd Y. Malko, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 16. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Roklejd Y. Malko, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 17. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Roklejd Y. Malko duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim. 18. Urdhërohet i pandehuri Roklejd Y. Malko të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 19. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve. 20. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë. 21. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin. 22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos H. Veliu, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 23. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatos Hekuran Veliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 24. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Fatos H. Veliu, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. 25. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fatos H. Veliu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh. 26. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr.23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. 27. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 28. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj. 29. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh. 30. Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. 31. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim. 32. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj. 33. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh. 34. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 35. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.07.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Versus.al

