AKTUALITET /

Përdorte si ‘prestanome’ biznesmenin Ilir Shtufi, ‘perandoria’ e Tur Koçekut dhe llogaritë e hapura me vëllezërit Bajo pas sherrit në Palasë

Shkruar nga Versus
Përdorte si ‘prestanome’ biznesmenin Ilir Shtufi,
Artur Koçeku, sherri në Palasë dhe vëllezërit Fatmir e Alban Bejo

Artur Koçeku rezulton të jetë njëri prej krerëve të grupit kriminal të trafikut të drogës që merrej edhe me pastrimin e parave duke investuar në sektorin e ndërtimit. Artur Koçeku i njohur ndryshe edhe si Luçiano Koçeku, jeton në Dubai ndërkohë që SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për të.

Mirëpo, Koçeku rezulton të jetë përfshirë edhe më herët në skandale që kanë tërhequr vëmendje të madhe mediatike si sherri masiv në Palasë të Himarës ku u dhunua nga vëllezërit Alban dhe Fatmir Bajo pas sherrit për një shishe shampanjë që e kishte lagur.

Në ngjarjen e ndodhur më 25 korrik të vitit 2024, Koçeku humbi ndjenjat si pasojë e goditjeve dhe mori trajtim mjekësor. Ndërsa vëllezërit Bajo u shpallën në kërkim. Pas sherrit të bujshëm, Artur Koçeku refuzoi të bënte denoncim në polici, duke pretenduar se ishin pajtuar me palën tjetër.Por kjo histori nuk përfundoi me kaq pasi në janar të vitit 2025, katër persona të afërt të biznesmenit Tur Koçeku hynë në një berberhane dhe dhunuan barbarisht me leva e sende të forta kushëririn e vëllezërve Bejo.

‘Prestanome’ pas Koçekut dhe pasuritë e sekuestruara nga SPAK

Paratë e ardhura nga veprimtaria kriminale e grupit të Koçekut pastroheshin në ndërtim me anë të biznesmenit Ilir Shtufi i cili zotëron disa biznese në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka sekuestruar miliona euro pasuri në pronësi të vëllerzëve Artur dhe Abedin Koçeku.

Lista e pasurive të sekuestruara:

-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)

-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj

-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)

-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë

-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit

-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut

-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”

-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit

-Biznes në “COLONADE”

-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit

-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin

-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut

-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj

-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij

-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare

-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut

-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut. Versus.al

Poll