AKTUALITET /

Zotëron qindra ha tokë në Zvërnec, SPAK: Artur Shehu u shfaq në Aruba e Monako për planet e futjes së drogës në Evropë

Shkruar nga Versus

Zotëron qindra ha tokë në Zvërnec, SPAK: Artur Shehu u shfaq

Shqiptaro-amerikani Artur Shehu i cili u shpall në kërkim nga SPAK për grup kriminal në trafik droge e pastrim parash, dyshohet se ka marrë pjesë në disa takime të zhvilluara në disa vende të Europës dhe Amerikës përfshirë Monakon dhe Arubën ku janë diskutuar e planifikuar operacione për futjen e drogës në Europë.

Pas letërporosisë së mbërritur nga autoritetet spanjolle, Artur Shehu përmendet si një ndër personat e hetuar për përfshirjen në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Hetimet, të pasqyruara në letërporosinë spanjolle, e lidhin atë me një grup personash të tjerë të dyshuar, të cilët sipas autoriteteve kanë zhvilluar takime të shumta në vende të ndryshme gjatë viteve, me fokus organizimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

SPAK bën me dije se të dhënat janë pjesë e një procedimi penal në vijim dhe po analizohen në kuadër të hetimeve më të thelluara për aktivitetin e dyshuar kriminal.

Shehu u shfaq vetëm pak ditë më parë në emisionin ‘’Opinion’’ ku foli lidhur me çështjen e Zvërnecit ku pretendon se ka në pronësi mbi 400 hektarë tokë. Versus.al

Poll