AKTUALITET /

Maliq, gjendet i vdekur një 14-vjeçar në banesën e tij, ende të panjohura shkaqet

Shkruar nga Versus

Maliq, gjendet i vdekur një 14-vjeçar në banesën e tij,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Vreshtas të Maliq, ku një 14-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante prej kohësh nga epilepsia dhe kishte probleme të lindura me zemrën. Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmën e urgjencës mjekësore, por kur ekipi i mjekëve ka mbërritur në banesë, 14-vjeçari ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burime paraprake bëjnë me dije se i mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar.

Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e autoriteteve të përcaktojnë shkakun e saktë të humbjes së jetës së 14-vjeçarit.Versus.al

Poll