AKTUALITET /

Denoncimi/ Roja private në Manastirin e Zvërnecit ndalon qytetarët të hyjnë me flamurin kombëtar: Nuk është vendi për tubime! (VIDEO)

Sipas një videoje të publikuar dhe të shpërndarë nga banorë të zonës, roja u ka kërkuar personave që të mos futen me flamur në territorin e manastirit

Shkruar nga Versus

Denoncimi/ Roja private në Manastirin e Zvërnecit ndalon

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Manastirin e Zvërnecit, ku roja i objektit ka ndaluar disa qytetarë të hyjnë brenda ambienteve të manastirit duke mbajtur flamur.

Sipas një videoje të publikuar dhe të shpërndarë nga banorë të zonës, roja u ka kërkuar personave që të mos futen me flamur në territorin e manastirit, duke u shprehur se bëhet fjalë për një vend kulti dhe jo për tubime apo aktivitete që mund të shkaktojnë zhurmë apo grumbullime.

Manastiri i Zvërnecit është një nga destinacionet më të vizituara në zonën e Vlorës, si nga turistët vendas ashtu edhe të huaj, për shkak të vlerave historike dhe fetare.

Megjithatë, sipas banorëve dhe vizitorëve, herë pas here janë raportuar raste të sjelljeve që nuk respektojnë rregullat e vendit të shenjtë, duke sjellë debate mbi mënyrën e përdorimit dhe ruajtjes së tij si hapësirë kulti dhe kulture.Versus.al

Poll