
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një megaoperacion kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.
Në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” edhe për biznesmenin Edmond Jaupi, CEO i kompanisë "Daikin", i cili rezulton mes personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie nga gjykata.
https://opencorporates.al/sq/nipt/l22218013g
Sipas burimeve nga hetimi, Jaupaj dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e rolit të secilit prej të dyshuarve në këtë rrjet.
Në total, SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, nga të cilat 15 janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”, ndaj personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera zyrtare mbi rezultatet e aksionit.

