
SPAK dhe policia e Shtetit zhvilluan ditën e sotme një operacion të zgjeruar kundër grupit kriminal që operonte në Tiranë.
Nga rezultatet e operacionit, dyshohet se kanë rënë në prangat e policisë, biznesmeni Orest Sota, ndërsa është ekzekutuar masa e arrestit në burg për Artur Koçekun.
Gjithashtu, SPAK ka shpallur në kërkim biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi si dhe Orges Birçaj.
Por kush janë fushat e aktivitetit të biznesmenëve që akuzohen nga SPAK se pastronin në ndërtim paratë e grupit kriminal, kokat e të cilit jetojnë në Dubai.
Artur Koçeku
SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Dyshohet se ky grup drejtohet nga vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për një shkak banal.

Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.
Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë.
Orges Birçaj
Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orges Birçaj.
Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota u arrestua nga SPAK, në 2017 me 863 mijë euro në automjet. Njihet si mik dhe ish-ortak me Ergys Agasin

Ilir Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

