
Një person është arrestuar nga Policia pas një tentative për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Shkozës.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka hyrë në ambientet e bankës duke kërcënuar me një armë, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se arma e përdorur nga autori ishte një armë lodër.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe njoftimi zyrtar me detaje të mëtejshme.Versus.al

