AKTUALITET /

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, numërohen votat e Diasporës, Vetëvendosja fiton dhe një mandat më shumë

Procesi i numërimit të votave të diasporës pritet të vazhdojë edhe në orët dhe ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të sjellin lëvizje të tjera në shpërndarjen e mandateve parlamentare

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, numërohen votat e

Numërimi i votave të diasporës në Kosovë ka nisur të ndikojë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, deri tani është numëruar rreth 4% e votave nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, duke sjellë një ndryshim në ndarjen e mandateve parlamentare.

Nga projektimet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje fiton një mandat shtesë, duke arritur në 49 deputetë në Kuvend. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës humbet një ulëse, duke zbritur në 19 mandate.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës vijon të mbajë 24 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ruan 8 ulëset e saj në parlament.

Procesi i numërimit të votave të diasporës pritet të vazhdojë edhe në orët dhe ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të sjellin lëvizje të tjera në shpërndarjen e mandateve parlamentare.Versus.al

Poll