AKTUALITET /

“Orgest Bircaj përdorte kompaninë për trafikun e drogës”/ SPAK zbulon rolin e Erinda Lutaj në krye të “TOP SEVEN”, kompania e makinave luksoze me qira

Dyshohet se Orgest Birçaj, pronar i “Top Seven Construction” , është dhe pronar i “Sin Lounge” në Palase, një restorant-lokal luksoz

Shkruar nga Versus

“Orgest Bircaj përdorte kompaninë për trafikun e

Një operacion i gjerë i SPAK, vuri para ligjit një numër të madh biznesmenësh që pastronin paratë e pista në sektorin e ndërtimit.

Një prej tyre është dhe Orgest Birçaj, pronar “de juro”  i kompanisë së makinave të luksit me qira, “Top Seven”, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë.

Por “de fakto”, kjo kompani rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj.

SPAK dyshon se “Top Seven” është pronë e biznesmenit Orgest Birçaj.

Po ashtu, dyshohet se teksa në letra, “Top Seven Construction” ka zyrë në Tiranë, sipërfaqja reale e pasurisë së fshehur shfaqet në jug të Shqipërisë   më saktësisht në bregun e Dhërmiut, në Palasë, ku ndodhet “Sin Lounge”: një restorant-lokal luksoz që ka fituar famë për ekspozimin e veturave superluksoze dhe eventeve me profile të lartë, por me një reputacion të errët në prapaskenë.

 “Sin” është pronë joformale e rrjetit të Erinda Lutajt dhe Orges Birçajt, dhe shërben si një nga “valvulat” për injektimin sezonal të parave të pista, të ardhura nga rrjeti i trafikut të drogës në Spanjë dhe Dubai.

Si funksiononte grupi?

Grupi dyshohet të funksiononte i ndarë në dy pjesë, njëri që drejtohej nga Alfredo Hamzai dhe tjetri nga Luçiano Koçeku.

Konkretisht personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota, Dritan Aga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Alfredo Hamzai, kanë marrë pjesë në trafikim masiv të lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës, nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas raportimeve, grupi kriminal në fjalë ka vepruar në mënyrë të organizuar, duke ndarë rolet mes anëtarëve për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, çka tregon qartë ekzistencën e një strukture të qëndrueshme dhe të qëllimit të përbashkët për përfitim financiar.

Veprimtaria e tyre nuk është e rastësishme, por e përsëritur dhe e planifikuar, duke përfshirë sasi të konsiderueshme narkotikësh të destinuara për shitje.

Trafiku I drogës (grupi i parë i drejtuar nga Alfredo Hamzai)

Konkretisht dyshohet se anëtarët e grupit, Artur alias Luçiano Koçeku, Abedin Koçeku, Ervin Koçeku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Ilir Shtufi, Gëzim Islami trafikonin tonelata kokainë dhe paratë e krimit pastroheshin përmes bizneseve:

Nova Construction 2012″ (sot “Nova Group”) me drejtues Ilir dhe Kujtim Shtufin.

Subjekti “LTD CO” sh.p.k. me ortak Kujtim Shtufin me 70% të kuotave dhe “Erald-G” sh.p.k të Gëzim Islamit me 30% të kuotave.

Po ashtu, gjatë hetimeve për këto dy grupe kriminale, figuron se i përfshirë është dhe biznesmeni Artur Shehu si dhe Leonard Vishaj.

Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota, Dritan Aga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga ALFREDO HAMZAI, kanë marrë pjesë në trafikim masiv të lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës, nga vendet e Amerikës Latine.

Grupi kriminal në fjalë ka vepruar në mënyrë të organizuar, duke ndarë rolet mes anëtarëve për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, çka tregon qartë ekzistencën e një strukture të qëndrueshme dhe të qëllimit të përbashkët për përfitim financiar.

Veprimtaria e tyre nuk është e rastësishme, por e përsëritur dhe e planifikuar, duke përfshirë sasi të konsiderueshme narkotikësh të destinuara për shitje.

i. Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike i kryer nga Amerika Latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.

ii. Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.

Pasuritë e sekuestruara

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka sekuestruar miliona euro pasuri në pronësi të vëllerzëve Koçeku, dhe Rama, (Adrian Ramaj, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”) biznesmenit Ilir Shtufi si dhe personave të tjerë të përfshirë në grup.

Pasuritë janë të llojit, apartamente, vila, garazhe vlera e të cilave arrin miliona euro.

LISTA E PLOTË

-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)

-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj

-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)

-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë

-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit

-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut

-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”

-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit

-Biznes në “COLONADE”

-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit

-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin

-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut

-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj

-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij

-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare

-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut

-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut

PASURITË E SEKEUSTRUARA TË Erjon dhe Adrian Ramës

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe 138 milionë euro nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga.

“Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari, të cilët investojnë krah dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Sekuestrimet ndaj Ardian Zykajt

Gomone

Pjesa takuese në një sipërfaqe trualli

17 llogari bankare

Gjendja në llogaritë bankare  të shoqërive të lidhura me Ardian Zykajn:

- 2 A Construction - 3 llogari

- Kolegji parauniversitare Pavarësia Vlorë - 6 llogari

- Pear 2019 - 4 llogari

- ALB SOLUTION JUG – 1 llogari

Emrat e akuzuar nga SPAK

1.     Artur Shehu

2.     Leonard Bishaj

3.     Artur alias Luçiano Koçeku

4.     Abedin Koçeku

5.     Ervin Koçeku

6.     Orest Sota

7.     Ilir Shtufi

8.     Orgest Birçaj

9.     Dritan Aga

10.   Gëzim Islami

11.   Edmond Jaupi

12.   Alfredo Hamzai

13.   Ardian Zykaj

14.   Adrian Rama

15.   Erjon Rama

16.   Elton Memeti

17.   Arben Ismailaj

18.   Bensik Myftari

19.   Astrit Vladi

20.   Kastriot Vladi

Poll