
Kreu i qeverisë, Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij ndaj figurave të ndrzshme të Partisë Socialiste ndër vite, duke veçuar ish-kryeministrin e ndjerë, Fatos Nanon. Ai tha se është i vetëdijshëm se nuk ka bërë çdo gjë mirë, por shtoi se ndihet krenar me Partinë Socialiste duke pretenduar se ai dhe PS ia kanë ngritur kokën Shqipërisë.
“Nuk e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo një herë dhe edhe pse kurrë nuk kam dashur kurrë t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë që ta kem bërë pa qëllim ose se mund të kem bërë ndonjë vlerësim të gabuar. Unë krenohem se do i jap PS gjithçka që kërkohet nga një lidër dhe së bashku me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari që sot kudoqoftë e thotë pa asnjë siklet: jam shqiptar dhe jam krenar se ne dhe askush tjetër do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon”- tha Rama. Versus.al


