AKTUALITET /

EMRAT/ Trafikuan 4.3 tonë kokainë, lihen në burg 7 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Trafikuan 4.3 tonë kokainë, lihen në burg 7 të

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizator.

Përkatësisht arrest në burg është caktuar për:

Arjan Gjata

Vilson Roçi

Musa Gjikola

Akil Alushi

Jani Meçja

Selami Lushkaj

Erjon Dani

Ndërkohë 3 nga 5 personat në kërkim janë

Ledri Lulashi

Sokol Masha

Lorenco Çadri

Dy prej të arrestuarve iu është komunikuar masa në burg, përkatësisht për Selami Lushkën që ndodhet i burgosur në kuadër të operacionit “Flakë në Det” si dhe për Jani Meçja, i dënuar me 8 vite burg për trafikim ndërkombëtar narkotikësh nga Siria në Turqi me destinacion vendet e BE-së dhe për grup kriminal. Edhe Akil Alushi, tjetër i prangosur rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Musa Gjikola rezulton emër në dosje të mëparshme për vepra të ngjashme penale/Versus.al

Poll