AKTUALITET /

EMRAT+FOTO/ U zunë se kush do ishte “shefi i sektorit”, përleshja mes shqiptarëve në burgun grek, zbulohet viktima dhe i plagosuri

Një sherr banal mbi debatin se kush do të ishte "i pari" në sektorin nr.4 të burgut të Koridhalos, ka sjellë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri.

Shkruar nga Versus

EMRAT+FOTO/ U zunë se kush do ishte “shefi i sektorit”,

Alfons Ndoci është shqiptari i vrarë nga përleshja me thika në burgun e Koridhalos në Greqi. Ndërsa i plagosur ka mbetur Altin Vokri. Sipas mediave greke, shkaku i konfliktit lidhej me faktin se kush prej tyre do të merrte “drejtimin” e repartit ku mbaheshin të dënuarit për krime të rënda.

Autoritetet greke po hetojnë për mënyrën sesi është futur mjeti prerës në burgun e sigurisë së lartë. Është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh për të qetësuar tensionin në repartin ku mbahen të dënuarit që kanë kryer krime të rënda dhe për të larguar trupin e pajetë të Alfons Ndocit. Sipas mediave greke, ky i fundit rezulton i dënuar për dy vrasje. Versus.al

EMRAT+FOTO/ U zunë se kush do ishte “shefi i sektorit”,
I plagosuri Altin Vokri

Viktima Alfons Ndoci

EMRAT+FOTO/ U zunë se kush do ishte “shefi i sektorit”,

Poll